Lajme dt : 27/06/2020

 

DRITA TV LAJMET 27 06 2020 EDICIONI 1

Shkon në 53 numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në vend, pasi në orët e fundit kanë gjetur vdekjen dy pacientë.Një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora. Situata e rënduar paraqitet në spitale, ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Sakaq në 24 orët e fundit janë konfirmuar 61 raste të reja me koronavirus.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Rreth orës 06:00 të mëngjesit dy persona të maskuar me një motoçikletë kanë kërcuar dhe qëlluar me armë shtetasin Alban Luka, më konkretisht në afërsi të fshatit Daragjat. Burime bëjnë me dije se dy personat në fjalë i kanë bërë pritë Lukës, i cili po udhëtonte me një mjet tip benz.
Sipas dëshmisë së dhënë nga Luka në polici, autorët e kanë ulur në gjunjë drejtuesin e mjetit duke e kërcënuar dhe pastaj kanë qëlluar me automatik drejt ‘Benzit’.
Ndërkohë nuk hidhet poshtë edhe mundësia që ngjarja mund të jetë e stisur. Policia po heton edhe në këtë drejtim pasi ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më para.

Avokati i Mario Meshinit, Ulian Barjam, reagon pas njoftimit të djeshëm të OFL, ku thuhej se “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Meshinin, për veprën penale “Vrasja me paramendim””. Avokati Bajram sqaron se klineti i tij, Meshini, është deklaruar fajtor për moskallëzim krimi dhe jo për vrasje, siç thekson OFL, ndaj dhe nuk është subjekt i Aktit Normativ.
Një nderim pak i vonuar, por absolutisht i merituar,I eshte dorezuar titulli Mjeshtër i Madh profesorit e mirënjohur Gjovalin Lazrin. Violincelistin solist por mbi të gjitha profesorin e shumë brezave të studentëve. Gjovalin Lazri për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore nuk mundi të ishte I pranishem për të marrë vetë titullin Mjeshtri i Madh, megjithatë atë do ta kujtojnë brezat e studentëve dhe muzika dhe kultura shqiptare për kontributin që ju ka dhënë.

Lulzim basha diten e sotme ka reaguar sesrish ne lidhje me ekonomine. Ai ka akuzuar krzeministrin rama se ka varferuar shqiptare dhe ka bere qe shume bisnese te falemintejonje. Sipas tij taksa e sheshte 9 % qe do te aplikoje PD kur te vi ne pushtet do te ndihmoje ekonomine duke sjelle ne vend investime te huaja dhe do te nxise punsimin

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Hekuran Billës në Komunën e Parisit. Adjola Lakra, e cila sipas hetuesve është karremi që çoi para autorëve të vrasjes Billën, ka qenë personi i fundit me të cilin ka folur viktima. Mësohet se në momentin kur Billa u ekzekutua, ka qenë duke folur me 26-vjeçaren, ndërkohë që telefonata ka qenë e hapur edhe pas ekzekutimit të 40-vjeçarit.

Shqiptarët nuk mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ashtu sikurse pjesa më e madhe e shtetasve të Ballkanit Perëndimor. Përjashtim bëjnë vetëm qytetarët nga Serbia dhe Mali i Zi.Pas më shumë se, gjashte orë diskutime, Këshilli i BE mori vendimin që u shoqërua me një listë, ku janë renditur 15 shtete. Për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën kufizimet do të mbeten, edhe pas datës 1 korrik.

Dy persona ranë në prangat e policisë për shpërndarjen e lëndëve narkotike në Pogradec.
Në kuadër të operacionit “Topleci”, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, policia arrestoi në flagrancë shtetasit me iniciale F.Sh., 26 vjeç dhe S.B., 39 vjeç të dy banues në Pogradec.
Atyre iu gjet një sasi e vogël kanabis sativa ndërsa nga kontrolli në banesën e tyre u sekuestrua dhe 1 kg të tjera.Ndalimi i tyre u bë në lagjien nr 4 në qytet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kryeministri i Kosoves, Avdulla Hoti ka dalë në një konferencë për mediat pas kthimit nga Brukseli, ndërsa ka folur në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd dhe anulimin e takimit në SHBA. Hoti nënvizoi faktin se përveç dialogut, nuk ka asnjë alternative tjetër me Serbinë.

Deputët e Parlamentit Evropian I kane kerkuar kancelares Angela Merkel qe të vendosë në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën duke argumentuar se kosova I ka permbushur kriteret e kërkuara dhe tash i takon BE-së që të përmbush pjesën e saj të obligimit.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një tjetër rekord ditor për rastet e reja me koronavirusit, duke tejkaluar shifrën 40,000 raste në ditë, për herë të parë.Shtimi i rasteve bëri që Florida dhe Teksasi të njoftojnë se po rimbyllin përsëri baret dhe po vendosin kufizime të reja në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump firmosi një urdhër ekzekutiv përmes të cilit do të dënohen personat që dëmtojnë monumentet kulturore dhe historike.Sipas këtij vendimi, ata do të ndiqen penalisht në shkallën më të lartë të ligjit.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Bahrein, gjendet i vdekur në banesën e tij zëvendës admirali amerikan

Zëvendësadmirali i SHBA-së në Lindjen e Mesme, Scott Stearney, u gjet i vdekur në banesën e tij në Bahrein, njoftoi marina të shtunën. Zv/admirali Stearney...

Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme, cila është arsyeja?

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar seancë të jashtëzakonshnme të Kuvendit të Kosovës lidhur me projektligjin për lojërat e fatit. Këtë për lajmi.net e...

Turqia dërgon njësitin komando në Al-Bab të Sirisë

Turqia ka dërguar të enjten 180 trupa komando në qytetin sirian të Al-Babit. Në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", luftëtarët sirianë që gëzojnë mbështetjen...

Së fundi

Ja si gënjeu Rama”, PD nxjerr faktet: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka gënjyer para shqiptarëve. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi...

TIA: Nga nesër anulohen të gjitha fluturimet, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

Tirana International Airport njofton se ndalimi i fluturimeve nga Austria hyn në fuqi nga nesër deri më 31 korrik. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar,...

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë. Sipas KE,...