Lajme dt: 1/07/2020

DRITA TV LAJME 1 07 2020 EDICIONI 1
Duke filluar nga dita e sotme Maskat mbrojtese do te jene te detyrueshme ne zvicer. Task forca zviceriane ka publikuar nje dokument ku theksohet se maskat do te mbahen ne vendet ku distanca sociale nuk mund te rrespektohet si transporti publik, lokalet si dhe per personat mbi 60 vjec.

Rëndohet sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi. MSH bën me dije se kanë humbur jetën një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, të cilat vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese. Kështu ka shkuar në 65 numri i viktimave.

Kryeministri Edi Rama, u shpreh se aksi rrugor Milot-Fier, do të ketë standarte europiane dhe që tashmë rrugën do të ndërtohen siç duhet e jo siç bëheshin para shtatë vitesh. Kryeministri shtoi më tej se investimi prej 1.2 miliardë eurosh nuk do të rëndojë në xhepin e shtetit, pasi do që do të ndërtohet nga vetë investitori.

Nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë nga 37 të arrestuarit janë 27 shqiptarë dhe 10 italianë, mes tyre 2 gra. SPAK ka nisur hetimet për 3 grupe kriminale, të cilat kanë korruptuar zyrtarë lokal në Vlorë, Dibër e Durrës.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, aktualisht gjyqtare e Apelit të Tiranës, Shpresa Beçaj,u përball me probleme në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Presidenti Ilir Meta reaguar sot për marrjen e kryesimit të Presidencës së Bashkimit Evropian nga Gjermania, Meta shkruan se Gjermania ka vendosur në krye të agjendës së saj integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kreu i Shtetit shprehet se kjo është një mundës që nuk duhet humbur dhe Shqipëria duhet të zbatojë kushtet e vendosura sa më parë.

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare do të jetë zv.president e OKB-së duke përfaqësuar Shqipërinë e cila u përzgjodh sesionin e 75-ë të Asamblesë së OKB.

Drafti përfundimtar i reformës zgjedhore i dakordësuar mes të gjitha palëve në Këshillin Politik është depozituar zyrtarisht në Kuvend një ditë pas mbarimit të afatit të komisionit të reformës elektorale. Në draftin e ri janë parashtruar të gjitha dakordësimet e arritura në marrëveshjen politike të datës 5 qershor 2020, të nënshkruar ndërmjet mazhorancës qeverisëse dhe partive politike të opozitës jashtëparlamentare dhe asaj parlamentare.

Ish-deputeti Klevis Balliu ka qenë sot në seancën e radhës në Gjykatën Penalë në Tiranë.Pas daljes nga seanca, Balliu u shpreh i revoltuar përpara mediave se i është ndërruar prokurori i çështjes

Operacioni Forca e Ligjit i kërkon deklarimin pasurisë tre shtetasve të dënuar dhe një të treti në hetim në Fier e Krujë.OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– Hasan Albrahimi, banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”;- Muharrem Kulla, banues në Krujë, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;- Agim Hëna, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;- Abaz Berhami, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur sot në mbledhjen e Qeverisë se dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë, pavarësisht zhvillimeve të fundit.Hoti para ministrave tha se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë dhe se Kosova duhet të tregojë përkushtimin që ka si shtet në këtë proces.

Gjermania nga sot ka marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm. Presidenca gjermane nga 1 korriku deri më 31 dhjetor duket se nuk do të ketë në fokus as liberalizimin e vizave për Kosovën dhe as përmbylljen e dialogut me Serbinë edhe pse per këto cështje gjermanët kanë folur shumë publikisht.
Gjermania ka marrë presidencën e Këshillit Europian për gjashtëmujorin e dytë të vitit, me fokus në temat më urgjente si pandemia e koronavirusit dhe ekonomia, por pa lënë jashtë objektivave edhe projektet afatgjata si zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor.

Policia italiane njoftoi sot sekuestrimin rekord të 14 tonëve amfetaminë, në formën e 84 milionë tabletave të prodhuara në Siri nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS). Sekuestrimi i 14 tonëve amfetaminë, që u realizua në portin e Salernos, në jug të Napolit, ka një vlerë prej një miliard eurosh në treg”, theksoi në një komunikatë policia italiane

Britania e Madhe dhe Zvicra u zotuan të negociojnë një marrëveshje tregtare për shërbimet financiare, me qëllim ruajtjen e lidhjeve të ngushta pas Brexit-it, njoftoi sot Ministria britanike e Financave.Ministri britanik i Financave, Rishi Sunak dhe homologu i tij zviceran, Ueli Maurer, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për këtë qëllim, sipas një njoftimi për shtyp.“

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi