Lajme dt: 06/07/2020

DRITA TV LAJME 6 7 2020 EDICIONI 1
Katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi!

Trendi i shtuar i rasteve të konfirmuara me Covid19 ka vijuar dhe gjatë javës që lamë pas.Në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka

Ndërron jetë mjeku i dytë nga koronavirusi në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta mjeku Hysni Shkjau, 69 vjeç
Presidenti Ilir Meta kërkoi që të mos humbë përqendrimin në përballimin më efikas të pandemisë së koronavirusit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim, bëri thirrje për sundimin e ligjit si një mundësi që investitorët e huaj të kenë mundësi të investojnë në Shqipëri.

Kosto e lartë për prodhimet vendase ishte kryefjala në takimet e kryetarit të PD lulzim Basha me fermerët e Devollit.

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, 15 kushtet e Parlamentit Europian janë përgjegjësi e mazhorancës.

Operacioni Forca e Ligjit i kërkon deklarimin pasurisë 4 personave të dënuar për vjedhje, prostitucion dhe drogë. OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:Aldo Gorreja, Marenglen Halka, Leonard Halka, Redon Koni, banues në Patos, Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Prej disa muajsh në kërkim, 38-vjeçarit në Pogradec, Andrea Pilinçi i janë vënë prangat për trafik droge.38-vjeçari, një person me precedent të theksuar kriminal, ishte dënuar nga gjykata me masën e sigurisë “Arrest në burg” për plagosje me dashje, dënim të cilin nuk e ka kryer për shkak se është arratisur.

Duke filluar nga sot (6 korrik), qytetarët e Kosovës duhet të ndjekin rregullat e reja të vendosura nga institucionet përgjegjëse në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit COVID-19.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të rinisë më 12 korrik.
Greqia ka mbyllur kufijtë për qytetarët e Serbisë.

Gazeta “The New York Times” shkruan se një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende të ndryshme do të botojnë në një revistë shkencore javën e ardhshme një letër të hapur drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Shkencëtarët kërkojnë nga OBSH të ndryshojë rekomandimet për koronavirusin, në mënyrë që të shmangen infeksione të reja.

Vdes në moshën 92-vjeçare kompozitori dhe dirigjenti i orkestrës italiane Ennio Morricone.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi