Lajm i mirë për Mitrovicasit: Punimet në tunel kryhen për 20 ditë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët mitrovicas për rifillimin e punimeve në Tunelin e Mitrovicës i cili është i mbyllur më shumë së tre muaj. Sipas Ministrisë, arsye e vonesës së rinovimit të këtij tuneli ishin temperaturat e ulëta.

Në Komunikatën e lëshuar për media nga kjo ministri konfirmohet se sot kanë rifilluar punimet në sanimin e tunelit të Mitrovicës në rrugën nacionale N2 dhe ato do të përfundojnë për 20 ditë.

“MIT mirëkupton shqetësimet e banorëve të Mitrovicës për shkak të zgjatjes së punimeve në këtë tunel. Ju informojmë se si pasojë e vjetërsisë së madhe të tij, është parë nevoja për punë shtesë në katërfishimin e izolimit, që ky tunel të mos përballet më asnjëherë me probleme, pas përfundimit të rinovimit të tij. Prandaj, për shkak të punëve shtesë është reviduar i tërë projekti” thuhet në komunikatë.

Sipas MIT, me qëllim që punët të kryhen me cilësinë më të mirë të mundshme, ka qenë e pamundur të punohet në temperatura minus, andaj kërkohet nga qytetarët që të jenë të kuptueshëm deri në përfundimin e punimeve.

“Lusim qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe të mos pengojnë zhvillimin e punimeve këtu. Protestat si formë e shprehjes së pakënaqësive janë e drejtë e garantuar me ligj, por kërkojmë nga partitë politike të mos përdorin qytetarët për interesa të ngushta partiake. Sanimi i tunelit të Mitrovicës është dashur të ndodhë tash e sa vite, meqë gjendja e tij është jo e mirë për 50 vite, prandaj ka pasur arsye të mjaftueshme të protestohet gjatë gjithë kësaj kohe, duke kërkuar rregullimin e tij ” thuhet në komunikatë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi