Lagjja pa kanalizime në Cërrik

Prej 20 vitesh në lagjen “Fermë” në Cërrik, banorët vuajnë mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Ujërat e zeza kalojnë përmes lagjes duke u bërë burim ndotjeje. Sa herë ka reshje, ujërat e zeza dalin në rrugë. Edhe pse vazhdimisht e kanë ngritur këtë shqetësim, banorët e kësaj lagjeje ende nuk kanë gjetur një zgjidhje.

Nuk kanë munguar rastet e infeksioneve, sidomos te fëmijët, të cilët, shpesh luajnë pranë kanalit të ujërave të zeza.

E ndërtuar si një zonë informale pas viteve ’90, lagja “Fermë” në Cërrik ende ka mbetur peng e mungesës së urbanizimit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi