• Home
  • KOSOVA
  • Labi i këngës paralajmëron Pacollin: do ta vazhdojë i vetëm rrugëtimin politik
KOSOVA

Labi i këngës paralajmëron Pacollin: do ta vazhdojë i vetëm rrugëtimin politik

Spread the love

Deputeti aktual i AKR-së, Labinot Tahiri, ka paralajmëruar se do të largohet nga kjo parti pa dhënë arsyet pse do të ndodhë një gjë e tillë, dhe as nuk ka treguar nëse do i bashkohet ndonjë partie tjetër. Ai thotë se interesat partiake janë më të vogla se sa interesat e Kosovës.

Në një kohë shumë të shpejtë, do të bej udhëtimin tim politik i vetëm, edhe sot jam i vetëm! Kush do që e ka besimin në tokën e tyre dhe në familjet e tyre, le ta dijnë mirë që unë jam dhe do mbetëm një shërbëtor i kësaj toke dhe i tyre.

Populli po pret dritën e gjelbert që të ndjehet i lirë drejtë shteteve pa viza, e shumë gjëra të dobishme për vendin, siq është Ushtria ndërsa aty bëhet debat fushate. E dhimshme!! Duroni se nje ditë do të ndriqoj ky vend, se ka njerēz që sju intereson vetja në krahasim me atë se çfar duan të dhurojnë për vendin“, shkruan Tahiri në Facebook.

Në momentin që zyrtarizon largimin Tahiri, AKR-ja e Pacollit do mbetet me vetëm një deputet në Kuvend, me Selim Pacollin, që është dhe vëllau i Behgjetit. Më parë nga kjo parti u largua edhe deputeti Korab Sejdiu i cili tash e sa muaj vazhdon aktivitetin si i pavarur. /tesheshi.com/

Related posts

Haxhiu: Thaçi po e realizonë atë që Stanishiçi e ka parë vetëm në ëndërr

dritatv

Avramopoulos: Do isha njeriu më i lumtur ditën kur do të firmosja liberalizimin e vizave për Kosovën

dritatv

Sllovenia e gatshme ta ndihmojë Kosovën në implementimin e reformës së TVSH-së

dritatv

Leave a Comment