Ky shtet i europës ka më shumë kosovarë!

Ministria e Diasporës, që nga viti 2013 ka filluar regjistrimin e mërgatës, proces që ende nuk ka përfunduar.

Mërgimtarët ankohen se procesi i regjistrimit është i vështirë dhe formularët janë të komplikuar, por ministria e quan të suksesshëm regjistrimin, duke thënë se ka ende punë për të bërë, pasi ky është një proces dinamik.

Sipas rezultateve të regjistrimeve të deritanishme, vendi i banuar me më së shumti kosovarë del të jetë Gjermania, shtet ky i cili ka përqindjen më të madhe të punësimit dhe krijimit të bizneseve nga ana e mërgatës.
Me gjithë sfidat e deritanishme, Ministria e Diasporës e quan si të suksesshëm regjistrimin e mërgatës, proces ky i cili ka nisur që nga viti 2013 dhe do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Zëdhënësi i Ministrisë së Diasporës, Lorik Pustina, ka thënë për Express se procesi i regjistrimit të diasporës mund të cilësohet si i suksesshëm pasi është mjaft dinamik, por ende ka punë për të bërë. Ai gjithashtu ka treguar se është bërë ridizajnimi i platformës elektronike.

“Procesi i hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës është një projekt dinamik, i cili vazhdon edhe më tutje. Procesi vlerësohet si i suksesshëm, gjithsesi ka edhe shumë punë për tu bërë. Në tani si Ministri kemi bërë edhe ridizajnimin e platformës elektronike dhe në këtë kontekst do të vazhdojmë që të bëjmë thirrje për regjistrimin e pjesëtarëve të mbetur të diasporës në këtë platformë ashtu që të kemi një regjistër gjithëpërfshirës, e i cili do të na ndihmojë që si Ministri të hartojmë dhe zbatojmë politika sa më të mira dhe adekuate, konform shtrirjes demografike të diasporës tanë”, ka thënë Lorik Pustina, zëdhënës i Ministrisë së Diasporës.

Ndërsa si çdo proces tjetër, edhe regjistrimi i diasporës ka hasur në disa sfida, siç janë ankesat e mërgimtarëve për pyetjet e shumta dhe komplekse të formularëve, gjë kjo e cila ka bërë që shumë formularë të mos plotësohen fare, shkruan Express.

Si sfidë tjetër në rezultatet e Ministrisë së Diasporës, theksohet edhe regjistrimi fizik nëpër ambasada dhe konsullata edhe pse të gjitha janë furnizuar me formularë, regjistrimi nuk është bërë.

Regjistrimi “online” po ashtu ka dalë të jetë sfidues për mërgatën, ndërsa ministria thotë se duhet të fuqizohet kjo mënyrë e të regjistruarit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi