Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Kështu, rreth dy milionë nxënës në vendin e Amerikës Jugore nuk do të kenë mësim as në shkollë, as përmes internetit, së paku deri në janarin e vitit 2021, shkruan CNN.

“Viti shkollor është anuluar për shkak se shumica e zonave rurale nuk kanë internet”, tha Yerko Nunez, ministër i Presidencës.

“Fëmijët nuk kanë internet. Sistemi i fibrave optikë për fat të keq mbulon vetëm qytetet”, shtoi ai.

Organizata UNICEF ka raportuar se vetëm 40 për qind e nxënësve në Bolivi kanë mundësi ta ndjekin mësimin përmes internetit, por përderisa shtetet e tjera gjendje zgjidhje kretive, disa po mendojnë se Bolivia është dorëzuar shumë lehtë.

Shumë shtetet në mbarë botën e kanë ndërprerë procesin mësimor në shkolla që nga muaji mars për shkak të rrezikut nga pandemia. Vendet tash janë në mëdyshje sa i përket rihapjes së shkollave për vitin e ri shkollor që po afrohet.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese dosjet për krime të luftës

Shoqata Profesionale për dëme të luftës “Ngritje e Zërit” në Gjykatën Kushtetuese sot ka dorëzuar dosjet për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik pas...

Ministri i Jashtëm pakistanez: SHBA-të flasin me gojën e Indisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Pakistanit, Muhammed Asif, duke komentuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, të 1 janarit tha se, "SHBA-të flasin...

Përqafimi me Juncker dhe biseda me Tsipras, Rama informon nga Sofja

Edi Rama dhe Ditmir Bushati ndodhen sot në kryeqytetin bullgar, atje ku po mbahet samiti i Sofjes, mes Bashkimit Europian dhe liderëve të vendeve...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...