Ky lloj gjarpri është helmues edhe në largësi (Foto)

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re gjarpri i cili fshihet në pyjet me gjelbërim të përhershëm të Guinesë dhe Liberisë, që mund të japë një goditje helmuese pa hapjen e gojës së tij.

Kjo është një aftësi e pazakontë që i takon vetëm gjarpërinjve thikë, të cilat kanë dhëmbë të gjata që mund të rrinë brenda dhe jashtë gojës së tyre, duke i lejuar këto krijesa të hedhin helmin edhe anash.

As mos tentoni të mateni me aftësinë e tyre për të goditur në distanca të mëdha sepse do të hasni në një kundërshtar të zjarrtë, madje edhe për një herpetolog  (studiues të amfibëve e zvarranikëve) do të ishte e vështirë përballja me të.

Siç gjetën ekspertë nga Muzeu Historik Natyror i Berlinit, kapja e një gjarpri stilet kërkon kujdes të veçantë.

Kur kërkuesit u ndeshën për herë të parë me këta lloj gjarprinjsh që zvarriteshin përgjatë shpateve të errëta të një pylli me gjelbërim të përhershëm në Liberi, ata u përpoqën t’i kapnin në mënyrën e zakonshme duke e kapur pas kokës me gishtërinj.

Por duket se kjo nuk ishte një ide aspak e mirë sepse ky gjarpër ka aftësinë të helmojë edhe pa përdorur dhëmbët.

Në fund, askush nuk u lëndua, por edhe nëse dikush na studiuesit do të ishte kafshuar nga ky gjarpër nuk do të vdiste nëse tregohej kujdesi i duhur dhe i menjëhershëm.

Helmi i tij është shumë toksik dhe mund të dëmtojë jo pak qelizat e duarve madje nëse nuk përdoret kundërhelmi i duhur mund edhe të rrezikohet prerja e gishtave.

Ekipi vazhdoi të mbledhë në mënyrë të sigurt dy mostra të tjera, të gjetura në mesin e plantacioneve të kafesë dhe bananeve në Guinenë juglindore, rreth 27 kilometra larg (16.7 milje). Së bashku, të tre mostrat u përshkruan nga studiuesit si të hollë, me trupa mesatarisht të fuqishëm dhe koka të rrumbullakosura.

Speciet e reja u quajtën gjarpinjtë thikë. Sot, ai i shtohet grupit prej 21 gjarpërinjsh thikë të njohur deri më sot dhe pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Afrikën Sub-Sahariane.

Në të vërtetë, studiuesit mendojnë se ky lloj gjarpri si habitat të vërtetë ka pyjet e Guinesë së Sipërme, një rajon i larmishëm dhe unik në veriperëndimi të Liberisë dhe të Guinesë juglindore por që aktualisht po rrezikohet nga shpyllëzimi, bujqësia, prerjet, dhe natyrisht nga ndryshimet klimatike dhe në këtë mënyrë janë rrezikuar edhe këto gjallesa dhe ndaj edhe janë zhvendosur nga vendbanimi i tyre natyral.

Meqenëse bëhet fjalë për një specie të re të këtij lloji studiuesit ende duhet të kryejnë studime për të zbuluar më tepër rreth tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi