Ky është profili i Bejtush Gashit, ministrit të ardhshëm të MPB-së

Bejtush Gashi njihet si ekspert i çështjeve të sigurisë. Ai ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Gashi i cili është propozuar nga AKR-ja që ta marrë postin e ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pas largimit të Flamur Sefajt nga kjo pozitë.

Ai ishte ligjërues në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, në atë të Arkitekturës, atë të Elektroteknikës, si dhe ligjëroi edhe në disa kolegje private.

Gjatë vitit 2006 – 2007, Gashi u zgjodh në postin e drejtorit në Departamentin e Politikave të Sigurisë së Brendshme, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gashi në vitin 1989 mori titullin Magjistër i Shkencave Politike me temën “Sistemi i arsimimit të rinisë për mbrojtjen e përgjithshme popullore dhe vetëmbrojte shoqërore” , të cilën e mbrojti në Fakultetin e Shkencave Politike, në Universitetin e Zagrebit, në Kroaci, raporton Indeksonline.

Ndërsa, në vitin 2005 ai mori titullin Doktor Shkence me mbrojtjen e tezës “Prania ushtarake në Kosovë në periudhën 1945-1990”, “Spiro Moisiu”, në Tiranë.

Në vitin 2007, Gashi mori titullin “Profesor i Asociuar”, Senati i Universitetit të Vizionit Evropian, në Pejë.

Gashi u lind më 27 korrik 1957, në Prishtinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi