Ky është gjyqtari i parë “afrozviceran” në Gjykatën Federale Administrative

 

 

Keita Mutumbo është gjyqtari i parë me prejardhje afrikane, apo “me ngjyrë”, i zgjedhur në Gjykatën Federale Administrative të Zvicrës. Ai është 42 vjeçar, i lindur në Republikën Demokratike të Kongos dhe i ardhur në Zvicër si fëmijë i vogël me babain e tij që po i ndiqte studimet këtu.

Ai thotë se gjithmonë e ka pasur ëndërr të bëhej gjyqtar. “Dhe fakti se e kam arritur, flet vetë për Zvicrën”, ka thënë ai në një intervistë dhënë gazetës Blick.

Zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative Federale që e ka selinë në St. Gallen, është bërë dje nga deputetët e të dy dhomave të Parlamentit të Zvicrës, të mbledhur në asamblenë e përbashkët federale, transmeton albinfo.ch. Në këtë votim ai ka marrë më së paku vota nga të gjithë të zgjedhurit. Gjegjësisht për të kanë votuar 192 nga 208 deputetë sa kanë dhënë votën e tyre.

Por Mutumba nuk e merr personalisht këtë rezultat, as nuk e lidh atë me prejardhjen ose me ngjyrën e lëkurës. “Unë gëzohem për numrin e madh të votave që kam marrë”, thotë ai dhe shton se ndihet “100 për qind zviceran”. Gjyqtari në fjalë vjen nga Partia Socialdemokrate (SP).

Gjykata Federale Administrative ka filluar nga puna në vitin 2007 ndërsa nga viti 2012 ajo ka selinë e saj në St. Gallen. Me 80 gjyqtarë sa ka, kjo gjykatë është më e madhja nga gjykatat federale. ajo proceson lëndët që kanë të bëjnë me ankesat kundër vendimeve të federatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi