Ky është futbollisti kosovar i javës i cilësuar si më i miri (Video)

Kjo javë mund të cilësohet si mesatare për futbollistët e kombëtares së Kosovës. Rashica dhe Zhegrova nuk morën minuta për ekipet e tyre, Bremen dhe Genk. Por, anësori tjetër, Arbër Zeneli i Heerenvenit ishte i plotë në humbjen prej 0-4 ndaj Ajaxit.

Në Turqi, minuta të plota pati Muriqi për Rizesporin ndërsa në po të njëjtin ekip, rezervist ishte portieri ynë i parë, Samir Ujkani.

Në Kroaci, titullar për Dinamon e Zagrebit ishte Amir Rrahmani që tashmë ka tubuar 18 ndeshje për Kosovën. Lirim Kastrati ishte titullar poashtu për Lokomotivën, por kësaj here nuk ia doli të shënonte si javët e kaluara.

Ai që bëri përparimin më të madh nga të gjithë, ishte mesfushori i Lazios, Valon Berisha. Berisha u inkuadrua në lojë në vend të Lucas Leivas në minutën e 57, ndërsa rezultati ishte 0 me 0. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte me atë rezutlat, Berisha arrin zgjuarsisht të nxjerr penallti në zonë, të cilën e konkretizoi Ciro Immobile. Lazio në fund shënoi edhe një gol, për ta mbyllur ndeshjen 2  me 0.

Berisha pritet të jetë titullar për Lazion nga ndeshja e radhës, duke qenë se roli i tij ishte vendimtar në këtë ndeshje – e madje, jo veç për rastin e penalltisë.periskopi

/Kosova Post/
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi