Ky është aparati neuroteknologjik që lidh trurin me kompjuterin (Foto)

Krijohet aparati neuroteknologjik që lidh trurin me një kompjuter duke i rritur kapacitetin. Ky sistem i ri i “Neuralink” shoqëri e themeluar nga Elon Musk, mund të përdoret dhe t’i vijë në ndihmë paraplegjikëve dhe në të ardhmen mund të ndikojë në përmirësimin e mendimit dhe të komunikimit.

Gjatë një eventi të mbajtur në San Francisko, Musk ka shpjeguar se ky chip do të ndihmojë vërtetë në ruajtjen, por edhe rritjen e kapacitetit të trurit dhe do të jetë në simbiozë me inteligjencën artificiale.

Multimiliarderi ka thënë gjithashtu se sistemi i krijuar prej kompanisë së tij është testuar mbi majmunin, që ka arritur të kontrollojë një kompjuter me trurin e tij.

Ideja për rritjen e kapaciteteve njerëzore përmes teknologjisë, që etiketohet si trans-humanizëm, është trajtuar si fantashkencë deri më sot. Por kompania teknologjike “Neuralink” bën të ditur se parashikon që eksperimentet klinike të nisin që vitin e ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi