Ky do të jetë trajneri i ri i Athletic Bilbao!

Klubi futbollistik spanjoll Athletic Bilbao ka arritur marrëveshje dy vjeçare me trajnerin argjentinas Eduardo Berizzo.

Në një njoftim nga klubi i Athletic Bilbaos thuhet se me trajnerin 48 vjeçar është arritur marrëveshje deri në vitin 2019.

Berizzo karrierën e tij e filloi si ndihmës i trajnerit të njohur Marcelo Bielsa në kombëtaren e Kilit, ndërsa më pas vazhdoi si trajner në ekipet si Estudiantes, O’Higgins, Celta Vigo dhe Sevilla./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi