Kushti i BE-së për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshje finale në vitin 2019, ose s’ka integrim

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, është urgjente dhe thelbësore në perspektivën europiane të dy vendeve.

Kjo është bërë e ditur në projekt-dokumentin e Strategjisë së re për zgjerim të Bashkimit Evropian që do të paraqitet i plotë në muajin shkurt.

Në këtë raport përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini do të intensifikojë angazhimin e saj në negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në mënyrë që të arrihet normalizmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Më së voni deri në vitin 2019 Beogradi duhet të përmbushë kriteret që kanë të bëjnë me Kosovën”, bëhet e ditur në këtë raport.

Veç kësaj, thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje gjithpërfshirëse, gjë e cila do të ndikonte në integrimin e dy shteteve.

“Dy shtetet duhet të arrijnë normalizim gjithpërfshirës, që do të sjellë përparim të mëtejshëm në rrugën e integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë”, thotë raporti, shkruan lajmi.net. Por, duke marrë parasysh se temat që do të diskutohen ende janë të shumta dhe zvarritjet në ritmin e dialogut, atëherë një gjë e tillë duket vështirë e realizueshme.

Deri më tani ende nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që tashmë ka kaluar në nivel presidentësh./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi