Kushti i Bashës, vettingu: Asnjë pakt, reformë pa larguar politikanët e krimit

Edhe kjo e enjte shënoi bojkotin e opozitës në seancë plenare, ndërsa vetë kryetari demokrat sqaroi mungesën.

“Naivëve, të paditurve por edhe kaçurreleve të Edi Ramës që pyesin përse PD dhe opozita nuk janë sot në Kuvend, iu themi qartë dhe prerë; Teatri nuk është shkaku por pasoja e emergjencës kombëtare”, tha Basha.

Duke iu referuar 12 muajve te fundit, Lulzim Basha foli për bilanc lufte në Vlorë, ndërsa drejtoi gishtin e akuzës drejt kryeministrit Rama dhe Ministrit Xhafa.

“Këtu në Vlorë vetëm ka një bilanc lufte, i cili i atribuohet drejtpërdrejtë klaneve kriminale “Habilaj”, “Xhafaj” dhe kriminelëve të tjerë që e kanë kthyer Vlorën në çifligun e tyre, Krimi i organizuar, në bashkëpunim me Edi Ramën, e ka shndërruar Vlorën në një zonë lufte të vërtetë”, u shpreh Basha.

Paralelisht me mbledhjen e opozitës, në Parlament Kryeprokurorja e Përgjegjshme e Përkohshme raportonte për gjendjen e kriminalitetit.

“I vetmi rol dhe i vetmi justifikim për praninë e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës në Kuvendin e Shqipërisë, sot do të ishte në qoftë se do të kishte shkuar me pranga dhe të tërhiqte zvarrë një duzinë hajdutësh dhe politikanësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin në atë sallë, të cilët bashkë me pjesën tjetër të rilindësve dele, po përgatiten të konsumojnë edhe një herë aktin e vjedhjes me ligj”, tha Basha.

Pas nismës kushtetues për vetting të politikanëve, opozita prezantoi propozimin për ndryshimin e ligjit antimafia.

“Shpronësimin,sekuestrimin e pasurive të të gjitha kompanive dhe individëve, oligarkëve që kanë lidhur kontrata korruptive, PPP-je, tenderësh dhe koncesionesh, me Edi Ramën dhe lukuninë e tij barbare të hajdutëve”.

Për nismat e saj opozita e bashkuar do të nisë Brenda javës një tur konsultimi me qytetarët Lulzim Basha la të kuptohet se bojkoti I opozitës do të vijojë ndërsa kushtëzoi pjesëmarrjen në reformat e përbashkëta.

“Nuk do të ketë më asnjë ligj, asnjë reformë, asnjë pakt, asnjë negociatë, asnjë bisedë pa zgjidhur këtë çështje themelore, që është, largimi i politikanëve të lidhur me krimin. Nëse kjo nuk ndodh nëpërmjet shansit të fundit institucionalisht, atëherë është detyra e qytetarëve shqiptarë që së bashku me ne, opozitën e vendin, t’i japim zgjidhjen që i jep çdo vend i civilizuar kur institucionet, Kushtetuta dhe ligji uzurpohen nga kriminelët dhe politikanët e lidhur me ta”, tha Basha.

Në tryezën e opozitës së bashkuar mungoi Vangjel Tavo, ndërsa aleati i ri Shpëtim Idrizit ishte ulur në kahun djathtë të liderit demokrat.

“Nuk kam ardhur të zhvendos askënd, kemi ardhur si vlerë e shtuar”, tha Idrizi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi