Kushtetuesja, në sitën e vetingut Fatmir Hoxha. Xhoxhaj në pritje të vendimit

 

Fatmir Hoxha, anëtari i Gjykatës Kushtetuese është i katërti i këtij institucioni që kalon në sitën e vetingut.

Seanca dëgjimore për vlerësimin e figurës së tij është caktuar më 7 maj, dhe trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.

Më herët procesit iu nënshtrua Fatos Lulo, Vitore Tusha dhe Altina Xhoxhaj. Për këtë të fundit KPK kërkoi tetë ditë kohë për të llogaritur shifrat e llogarisë së saj.

E vetmja që ka kaluar vettingun deri më tani është Vitore Tusha , ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ndodhet në pikën më të zezë në historinë e saj.

Aktualisht presin që të kalojnë në filtrin e vettingut edhe tre anëtarë të tjerë të kësaj gjykate, ndërkohë që njëri prej tyre ngeli në Shkallën e Parë.

Pas dorëheqjes së Besnik Imerajt dhe shkarkimit të Fatos Lulos dhe nëse shkarkohet edhe Altina Xhoxhaj, Gjykata Kushtetuese praktikisht nuk ekziston më.

Kjo gjykatë ka dalë për herë të fundit në seancë plenare të hapur në datën 19 dhjetor, ndërkohë që javën e kaluar iu komunikoi palëve se nuk mund të formojë kuroumin për një padi të shoqatës së ish pronarëve për një VKM për pronat.

Top Channel

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi