Kush është grabitësi i vrarë? Policia gati identifikimin

Policia është në vështirësi për të identifikuar një prej autorëve të grabitjes të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se viktima nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi me vete dhe kjo e ka bërë të vështirë punën e hetuesve për të zbuluar emrin e tij dhe avancuar me hetimet.

Për këtë arsye, policia ka marrë një pajisje të kompanisë Aleat që prodhon pasaportat dhe kartat e identitetit dhe e kanë çuar në vendin ku u gjet viktima për t’i marrë shenjat e gishtave.

Viktima, me flokë të rëna ose i qethur zero, u gjet pranë lumit në urën e Brarit i veshur me rroba të zeza të ngjashme me ato komando, të kompletuar deri në detaj, me pranga e antiplumb.

Grabitje Ne Rinas Grabitesi I Vdekur 1

Por sipas informacioneve të siguruara nga “BalkanWeb” uniforma e veshur nga viktima dhe grabitësit e arratisur është turke dhe është hequr nga përdorimi prej shumë vitesh.

Këto uniforma shiten në dyqanet që shesin pajisje dhe uniforma ushtarake. Në Tiranë janë vetëm dy subjekte të tilla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi