Kush është Edi Lika? Në arrest shtëpie, pasi qëlloi të birin me shishe në kokë

Edi Lika është një nga 4 të arrestuarit që u kapën për dërgesën prej 3.4 milionë eurosh në Portin e Durrësit. Ai nuk është i panjohur për drejtësinë.

 Në dy raste, ai është dënuar për krime në familje dhe në një të mëparshëm është përmendur në një aksident automobilistik, kur mjeti – me të cilin ai udhëtonte bashkë me dy vajza, – u përplas me automjetin që drejtohej nga Ledio Ruçi, djali i kreut aktual të Kuvendit.
Siç thonë burimet, 41-vjeçari Edi Lika ishte dënuar me “arrest shtëpie” për dy vite nga Gjykata e Apelit. Vepra për të cilën ai akuizohet është ajo e dhunës në familje ndaj të birit, Klevi Cani Lika.

Ngjarja ka ndodhur në fund të vitit 2017, sipas burimeve, dhe Edi Lika gjatë një dreke me familjen, pasi ka konstatuar se porosia nuk ishte e njëjtë me çfarë kishte kërkuar, ka qëlluar me shishe në kokë të birin.

Lika është dënuar edhe më herët, po për dhunë në familje, ndaj bashkëshortes, ndërsa në vitin 2011, ai u arrestua për një aksident automobilistik në Tiranë, gjatë të cilit humbi jetën një shtetase.

 
 
Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi