Kush e mban peng Beratin? Gazetari: E turpshme! Qeveria bllokon donacionin prej 20 milionë dollarësh të BB

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar se nga një projekt i Bankës Botërore me një financim prej 71 milionë dollarësh për të mbështetur turizmin në Shiqëri, Berati ka përfituar plot 20 milionë dollarë të cilat janë bllokuar nga qeveria prej një viti.

Sipas tij, Berati është i vetmi qyteti i madh që është lënë pa akses në asnjë autostradë dhe 30 vjet pa rrugë.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Kush e mban peng Beratin?

Banka Boterore financon nje projekt me vlere 71 milione dollare per te mbeshtetur turizmin ne Shqiperi. Projekti synon te permiresoje infrastrukturen urbane ne kater qendra turistike te Jugut.

Berati ka 20 milione dollare aty, per ndertim rrugesh ne lagjet muzeale si dhe per rritjen e vleres se aseteve turistike. Por deri tani nuk ka marre asnje lek te vetem sepse qeveria nuk ben shpronesimet. Eshte cmenduri! Prej nje viti projekti rri i bllokuar sepse qeveria nuk ben shpronesimet.

Parate i merr te gjitha Korca sepse ka lob te forte ne qeveri. Se keshtu ka vajtur puna. Qeveria funksionon si ndermarrje te fortesh, ku parate i merr ai qe ka me shume fuqi.

Ca keni me Beratin? Mire se eshte qyteti i vetem i madh qe e keni lene pa akses ne autostrade, mire se e late gati 30 vjet pa asnje rruge, tani i bllokoni dhe parate e donatoreve.

Ai qytetet vetem turizmin ka potencial ekonomik. Mire nga buxheti nuk beni investime, por te pakten mos bllokoni investimet e donatoreve.

Apo eshte teoria se i kemi votat te sigurta ne Berat, ndaj nuk ka pse te investojme para? Te paturpshem, totalisht te paturpshem. Lene nje qytetet te tere peng.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi