• Home
  • BOTA
  • Kurz, takim me Merkelin për kufij më të fuqishëm të BE-së
BOTA

Kurz, takim me Merkelin për kufij më të fuqishëm të BE-së

Spread the love

 

Kancelari austriak Sebastian Kurz, dëshiron që fokusin e bisedimeve me kancelaren gjermane Angela Merkel në një takim në mbrëmje, ta ccojë te kufijtë më të fortë të Bashkimit Europian dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet BE-së dhe Afrikës.

Udhëtimi i Kurzit në Berlin është pjesë e përgatitjeve për një takim jozyrtar të udhëheqësve të BE-së të planifikuar për të enjten në Salzburg. Austria mban një presidencë të rradhës.

Kreu austriak gjithashtu ka në plan të udhëtojë për në Paris të hënën për bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Nuk mund të ketë kufij të hapur brenda Europës pa mbrojtje reale të kufijve të jashtëm të BE”, tha Kurz.

“Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që ne të forcojmë Frontex,” shtoi ai, duke iu referuar agjencisë së kontrollit kufitar të BE.

Para takimit në Salzburg, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker njoftoi disa masa të reja, të tilla si rritja e numrit të anëtarëve të Frontex.

Udhëheqësit e BE-së tani duhet të elaborojnë idetë e migracionit për të cilat ranë dakord në takimin e tyre të fundit zyrtar në qershor, duke përfshirë qendrat e pranimit të emigrantëve në Afrikën e Veriut.

Kurz tha se ai dhe Merkel ranë dakord të “përpunojnë detajet e pikave të arritura” në qershor.

Edhe pse Kurz dhe Merkel nuk kishin rënë dakord mbi migracionin më parë, Kurz tha se e pa kthimin e Berlinit në një pozicion më të rreptë. /tesheshi.com/

Related posts

Ushtria izraelite vret një 15 vjeçar palestinez në Nablus

dritatv

Gjykata Supreme e Spanjës tërheq urdhër arrestin ndërkombëtar për Puigdemont

dritatv

SHBA kërkon të zgjerojë praninë e saj ushtarake në Greqi

dritatv

Leave a Comment