Kurti viziton Shoqatën Humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje  Albin Kurti, sot ka vizituar Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, së bashku me kryetarin e komunës  së Prizrenit Mytaher Haskukaj, meq rastë janë takuar me kryetarin e shoqatës dhe humanistin Halil Kastrat.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi vetë Kastrati, i cili është ndjerë mirënjohës për interesimin e Kurtit dhe të Haskukës për mbarëvajten e aktiviteteve  në shoqatë. Siç ka shkruar Kastrati, të dy zyrtarët i ka informuar për aktivitete me theks të veçant për ngjarjen më të rëndësishme e cila do të zhvillohet me 28 nëntorit ku do të dhurohen 28 palë çelësa të shtëpive të reja për 28 familje nevojtare.

Ky është postimi i plotë i Kastratit:

Faleminderit per viziten

Sot selin qendrore te shoqates sone e vizitoj lideri i Levizjes Vetvendosje z. Albin Kurti, kryetari i komunes se Prizrenit z. Mytaher Haskuka si dhe drejtori i mireqenies sociale ne komunen e Prizrenit z.Fejzë Kabashi

Musafiret i informuam rreth aktiviteteve tona si dhe mbarvajtjen e kuzhines tone ne Prizren ku ushqehen çdo dite 309 persona me nga nje shujte ditore

E shfrytezuam rastin dhe i informuam musafiret se shoqata jone me 28 nentore ne shtepine e kultures ne Prizren do ti dhuroje 28 pale çelesa te shtepive te reja per 28 familje nevojtare ku nga keto ,20 shtepi jane ne bashkepunim me komunen e Prizrenit e cila per secilen familje ka ndare shumen prej 5000 eurove ne material ndertimor

Ne emer te Shoqates Bemirese Jetimat e Ballkanit i falenderojme shume musafiret per viziten dhe gadishmerin e tyre qe edhe ne te ardhmen te kemi aktivitete te perbashketa.

Fotografia e Halil Kastrati

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi