Kurti shpalosi planin e partisë së tij për dialogun Kosovë- Serbi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në konferencën e sotme për media e ka bëre publik planin e subjektit që ai përfaqëson 4+ 1, si i vetmi plan, që sipas tij ofron zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshëm për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Kosova Post.

Ai ka thëne se paraprakisht sipas planit të Vetëvendosjes, duhet të bëhet balanci i dialogut të mëparshëm 6 vjeçar ku 30 marrëveshjet e nënshkruara shumica nga to nuk janë realizuar.

“Kemi marrëveshje pa efekt. Nuk ka asnjë dokument zyrtarë për dialogun 6 vjeçar. Debati në Kuvend para dialogut është i domosdoshëm, pastaj të zhvillohet BE-në, për dialogun me Serbinë’, tha Kurti për të shtuar më pas se  fillimisht duhet sqaruar shprehjet dhe objektivat e jo të quhet herë dialog e herë negociata.

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, shprehet kundër udhëheqjes së dialogut nga presidenti Hashim Thaçi duke përmendur disa arsye që sipas tij e bëjnë atë person të dështuar.

‘Njeriu i cili nuk e ngriti çështjen e të zhdukurve, të Mitrovicës, njeriu i cili për 6 vjet e heshti çështjen e krimeve të luftës dhe nuk ngriti aktpadi ndaj Serbisë, njeriu i cili e mbështeti Zajednicën’ tha Kurti, raporton Kosova Post.

Ndryshe plani 4+1 i Vetëvendosjes nënkupton bilancin shtetëror për dialogun e deritanishëm, dialogun i mbrendshëm, dialogun me Bashkimin Evropiane për dialog me Serbinë si dhe një pajtueshmëri e spektrit politik dhe shoqërisë civile për këtë proces./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi