Kurti për Osmanin: Elektoratit po ju flet nëpërmjet 7-8 burrave

Zëdhënësja e Vetëvendosjes Tinka Kurti, e vlerëson patriarkale fushatën e të nominuarës së LDK-së, për kryeministre Vjosa Osmanit, meqë siç thotë Kurti, ekrtoratit ajo po ju flet nëpërmjet 7-8 burrave që po i rrinë afër, ndërsa rrethe vetës të vetmet femra janë ndonjë nga gazetaret e mediave.

“Çka do me thënë kjo për gratë në Kosovë? Një grua pra, që lë në hije gratë e tjera. Ose as si hije”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë i Tinka Kurtit:

Të vetmet gra afër kandidates së LDK-së mund të qëllojnë gazetaret. Elektoratit po ju flet nëpërmjet 7-8 burrave që i qëndrojnë afër. Çka do me thënë kjo për gratë në Kosovë? Një grua pra, që lë në hije gratë e tjera. Ose as si hije.

Skema patriarkale gjithmonë e ka pranuar nga një a dy gra. Veç si shumicë jo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi