Kurti njofton Ambasadorin norvegjez me dy problemet kryesore të Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë, Boiken Abazi, pritën sot Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike, përfshirë këtu Raportin e Progresit të Komisionit Europian për Kosovën.

Kurti tha në takim se “dy problemet kryesore për Kosovën janë papunësia enorme dhe ndarja e qytetit të Mitrovicës”.

“Problemi i parë lidhet me korrupsionin dhe modelin e gabuar ekonomik që është zbatuar në Kosovë, ndërsa i dyti lidhet me ndërhyrjen që Serbia vazhdon të bëjë në Kosovë përmes strukturave të kontrolluara dhe financuara prej saj”, ka thënë Kurti.

Më tej, kryetari Kurti shpjegoi hapat e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me vlerësimin e brendshëm të dialogut të deritanishëm me Serbinë, si dhe për nevojën e një dialogu të brendshëm e demokratik, të hapur e transparent, mes aktorëve politikë dhe shoqërisë civile në Kosovë për të arritur një konsensus lidhur me kërkesat e kushtet, synimet e kornizat e dialogut në të ardhmen./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi