Kurti: Në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të …

Vetëm pas 51 ditësh dje në Prishtinë u rrëzua qeveria e Kryministrit Albin Kurti. Deputetët në shumicë votuan pro mocionit të mosbesimit që kishte paraqitur Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga 117 deputete të pranishëm, 82 prej tyre votuan pro mocionin, 32 kundër dhe 1 abstenoi.

Ndërkohë sot Kurti ka thyer heshtjen me një status në facebook.

“Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi”, shkruan Kurti.

Statusi i Kurtit

Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Kurti për Osmanin: Elektoratit po ju flet nëpërmjet 7-8 burrave

Zëdhënësja e Vetëvendosjes Tinka Kurti, e vlerëson patriarkale fushatën e të nominuarës së LDK-së, për kryeministre Vjosa Osmanit, meqë siç thotë Kurti, ekrtoratit ajo...

Çavusoglu uron ministren e re të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës

Sipas informacionit të siguruar nga burimet diplomatike Çavushollu ka realizuar një bisedë telefonike me zonjën Turkoviç, ministre...

Kurti ka këtë apel pas aksidentit të rëndë në Rahovec

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik në Rahovec ku humbën jetën tre qytetarë.Kurti apeloi të gjithë drejtuesit që...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...