Kurti: Edhe të paditur edhe të lirë nuk do të mund të jemi

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook ka kritikuar Qeverinë për shpenzimet e tepërta të buxhetit.  

Sipas tij Qeveria nuk planifikon mjete në përmirësimin e cilësisë në arsim, por ndanë buxhet për rritjen e pagave të mësimdhënësve.

Kurti  më tej në shkrim kujton kështu Raportin e Progresit të Komisionit Europian ku flitet për rezultate e dobëta të testit PISA.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

“Janë bërë një vit e gjysmë prej Raportit të fundit të Komisionit Europian për Kosovën. Sot publikohet Raporti vjetor i radhës. Kurse, sot një muaj mbahet Samiti i BE-së për Ballkanin perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Nga Raportet e Progresit mësojmë të kaluarën e afërt që s’e ndryshojmë dot por edhe atë çka na pret nëse nuk ndryshojmë (në) të ardhmen. Kështu, rezultatet e dobëta të testit PISA i kishte paralajmëruar Raporti i Progresit 2016. Në faqen 41 të tij thuhej: “75% e shpenzimeve të përgjithshme në arsim janë bërë për rrogat dhe rritja e shpenzimeve në arsim është përdorur pothuajse tërësisht për rritjen e pagave në vend të përmirësimit të cilësisë të arsimit (vetëm 0.2% e shpenzimeve në arsim është ndarë për trajnimin e mësuesve). Shpenzimet publike për hulumtime dhe inovacione arritën në vetëm 0.05% të PBB-së, nga të cilat vetëm një e pesta është ndarë për kërkime shkencore dhe grante. Rreth 40% e të diplomuarve me një diplomë profesionale dhe 35% e të diplomuarve me një diplomë universitare nuk posedojnë aftësitë e nevojshme të kërkuara nga tregu i punës.”

Edhe të paditur edhe të lirë nuk do të mund të jemi. Nuk ec Republika kur ngec arsimimi”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi