KOSOVA

Kurti: Diasporën do ta sjellim brenda shtetit

Spread the love

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se diasporën do ta integrojnë brenda shtetit të Kosovës.

Në fjalën e tij në “Kongresin e dytë ekonomik, Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjermane në Gjermani”, Kurti ka thënë se duhet të vazhdojë kontributi i mërgatës për zhvillimin e ekonomik të Kosovës.

Lideri i Vetëvendosjes ka premtuar se votuesve të diasporës do t’ua mundësojë të votojnë në ambasada e jo më postë.

“Entuziazmi i parë është përdorur për kthimin e refugjatëve në vatrat e tyre dhe rindërtimin e shtëpive të djegura, shkatërruara apo të dëmtuara nga Serbia. Entuziazmi i dytë, i shpalljes së pavarësisë, është shprehur në njohjet e më pastajme ndërkombëtare dhe gjithashtu në iniciativat e ndryshme ekonomike. Entuziazmi i tretë duhet të jetë entuziazëm për zhvillim ekonomik të qytetarëve të Republikës, të diasporës mbarë, sepse ju jeni jashtë shtetit e brenda kombit, e tash, me këtë entuziazmin e tretë e posaçërisht të vërtetë, do të mbeteni brenda kombit e do t’ju risjellim edhe brenda shtetit”, ka thënë Kurti.

Related posts

Në ditën e formimit të Ushtrisë, deputetët e LDK-së bëjnë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

dritatv

Zyrtarët e shtetit braktisin zyrat, vihen në kërkim të votave

dritatv

Turp që po gjykohen vetëm shqiptarët

dritatv

Leave a Comment