Kurti dhe Kadaj-Bujupi mbeten në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit A.K., kundër aktvendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 27.11.2017.

Sipas Gjykatës, A.K. së bashku më D.K.-B., A.H. dhe F.T. po akuzohen për shkak të veprës penale: “ Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës dhe Veprën penale; “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 409 i te njëjtit kod.

“Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pa bazuara, ngase sikur del nga shkresat e lëndës, të akuzuarit A.K dhe D.K.-B. me 26.11.2017, e kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak, të caktuar nga ana e Gjykatës së Apelit më 25.11.2017. Andaj sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e shkalles se parë ka vepruar drejtë, kur atyre ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform dispozitës se nenit 183 paragfai 5 lidhur me nenin 187 paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi