Kur Rexhep Selimi e Ramiz Lladrovci ishin bashkë me Haradinajn në AAK

Tashmë jemi mësuar të shohim figura të ndryshme politike tek ndërrojnë partitë dhe bindjet e tyre. Megjithatë, ndoshta për disa prej tyre as mund të na kishte shkuar mendje se mund të kenë qenë bashkë në një parti.

Është fjala pikërisht për Rexhep Selimin dhe Ramiz Lladrovcin, njëri prej tyre në Vetëvendosje e madje edhe përkrahës i qëndrimeve radikale të kësaj partie ndaj proceseve të ndryshme në Kosovë, e madje edhe i veprimeve radikale politike për t’i kundërshtuar ato procese, ndërsa tjetri në Partinë Demokratike të Kosovës.

Mirëpo, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kjo pasi, ashtu siç dëshmon edhe fotoja e bërë vite më herët, Rexhep Selimi po edhe Ramiz Lladrovci dikur ishin pjesë e AAK- së së Ramush Haradinajt./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi