Kur kafshët bëhen njësh me tokën, e dalloni dot gjahtarin në këto foto?

Çfarë shihni në foton më sipër? Asgjë në pamje të parë! Ata janë mjeshtër të kamuflimit dhe “bëhen një” me natyrën për të kapur pretë.

Në këtë foto janë në çift leopardësh të dëborës që jetojnë në Himalaje, një zonë e zhveshur nga pyjet.

Lëkura e tyre e përhimtë ndryshon pak nga ambienti natyror i natyror i tyre në terrenin shkëmbor prej

Lëkura e ndotur e nënës dhe këlyshit i kamufluar ata kundër terrenit shkëmbor në 4 mijë e 400 metrash mbi nivelin e detit.

Fotografi i natyrës, Dhritiman Mukherjee, 43 vjeç, nga Kolkata, Indi thotë se leopardët kanë qëndruar për rreth 12 orë gjatë ditës, përpara se të bëheshin aktiv dhe të ngjiteshin në shkëmbinj.

“Ky takim ishte shumë interesant. Kam marrë nënën dhe këlyshin në parkun nacional Hemis në Ladakh, Indi, kur temperaturat ishin midis minus tre dhe minus 30 gradë Celsius. Po e ndiqja nënën dhe këlyshin e saj për një ditë të tërë dhe u mahnita nga qasja e tyre e mençur për të trajtuar terrenin dhe atë mjedis të thyer”, thotë fotografi.

“Leopardi i dëborës është një mace madhështore, shumë e pakapshme dhe një krijesë shumë e zgjuar, e cila është përshtatur në habitatin shumë të vështirë në lartësitë e Himalajave, duke i siguruar mbijetesën”.

Kafshët e turpshme – të cilat shihen rrallë në jetën e egër preferojnë të jetojnë në lartësinë prej 3 mijë metër deri në 5 mijë metra në malet e Azisë Qendrore.

Në jetën e egër, besohet se jetojnë rreth 9 mijë leopardë dëbore./tesheshi.com/

Shpërndaje:

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi