Kur i’a ktheni shpinën ZOTIT dhe e shkelni popullin, as BE-ja dhe askush nuk ju do!

Gëzim Kelmendi i partisë Fjala, përmes një postimi në Facebook, flet se cila është arsyeja që Kosova nuk ka liberalizim të vizave

Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë me kushtet e BE-së apo diçka tjetër, por me faktin se “politikanët ia kanë kthyer shpinën Zotit”.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Kur ia ktheni shpinën ZOTIT dhe e shkelni popullin, as BE-ja dhe askush nuk i’u donë.

Komisioneri Hahn dje tregoj qëndrimin e BE-së se deri me 2020 nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Ky lajm padyshim që na hidhëroj.

Por kush mbanë përgjegjësi për këtë izolim të padrejtë të qytetarëve të Kosovës?

Padyshim që përgjegjësi kryesor i izolimit të qytetarëve të Kosovës është klasa politike që po e udhëheq Kosovën.

Kjo klasë politike e zhytur në jetën luksoze, me paga dhe meditje të majme, dreka dhe darka, udhëtime dhe shpenzime marramendëse, pasuri milionëshe që askush nuk guxon ta hetoj prejardhjen e pasurisë së tyre, mbanë përgjegjësinë kryesore për izolimin e qytetarëve të Kosovës.

Kjo klasë politike ia dhuroj 8200 hektarë Malit të Zi, por prap nuk ka liberalizim të vizave.

Kjo klasë politike që përfaqëson një shtet me mbi 96% musliman, në vazhdimësi ka shkelur të drejtat e besimtarëve musliman.

Vetëm gjatë zgjedhjeve interesohen për muslimanët, japin premtime dhe betohen në KUR’AN, premtojnë liri për besimtarët dhe luftë kundër islamofobisë.

Por menjeherë pas zgjedhjeve i kthehen traditës së tyre kundër islame.

Si pozita ashtu edhe opozita që 19 vite pas luftës vetëm kanë flirtuar me votuesit musliman, por asnjëherë nuk i kanë mbrojtur të drejtat e tyre.

Dhe kur një popull me rreth 96% musliman e shtypë, taksat dhe pasurinë ia vjelë, si pret që BE-ja dhe të tjerët me ta hapë derën.

Ndërkombëtarët janë më të zgjuar se sa mendon klasa politike.

Ndërkombëtarët e dijnë se kur një politikan e shtypë popullin e vet, pasurohet në shpinë të popullit të vet, ai politikan nesër ka me shtypë edhe BE-në dhe ka me u pasuruar në shpinë të BE-së.

Kur një politikan nuk e don popullin dhe shtetin e vet, si ka me dashtë BE-në?

O klasë politike e Kosovës, mos prit që BE-ja ka me t’i hapur dyert, ngase ia ke kthyer shpinën ZOTIT, po e shtypë popullin, vet je pasuru e popullin dhe Kosovën e ke varfëru.

Kur ta doni popullin dhe Kosovën, do të iu dojë edhe BE-ja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi