Kur duhet lagur furça e dhëmbëve, para apo pasi vendosim pastën?

Shumë aspekte të jetës sonë debatohen edhe në rrjete sociale, duke i përfshirë edhe mënyrat korrekte se si i kryejmë praktikat ditore.

Një nga këto debate, së fundi ka qenë edhe tema e pastrimit të dhëmbëve më saktësisht, a duhet apo nuk duhet të laget furça para se t’i pastrojmë dhëmbët.

Fillimisht, duket se secili prej nesh e kemi mënyrën tonë se si i pastrojmë dhëmbët.

Disa e aplikojnë pastën e dhëmbëve në furçë të tharë, disa fillimisht e aplikojnë pastën e dhëmbëve pastaj e lagin me ujë.

Madje disa tjerë e lagin furçën para se ta aplikojnë pastën.

Pastaj ka nga ata njerëz që preferojnë t’i bëjnë të dyja dhe ka nga ata të çuditshmit që nuk bëjnë asnjërën prej tyre.

Megjithatë, e përditshmja britanike Metro ka publikuar disa përgjigje ekspertësh.

Dr. Mitali Hariaëala ka treguar se fillimisht duhet ta lagni furçën e dhëmbëve për t’i “zbutur” fijet e saj dhe për t’i parandaluar t’jua dëmtojnë dhëmbët dhe mishin.

Gjithashtu, lagështia mundëson që pasta të ngjitet lehtë në furçë dhe rrjedhimisht të mos rrëshqet gjatë aplikimit.

Pra, fillimisht e lagni furçën, e aplikoni pastën e dhëmbëve, pastaj e lagni prapë në mënyrë që ta aktivizoni pastën duke ia rritur tretshmërinë.

Por një tjetër stomatolog thotë se “nuk ka prova konkrete për të sugjeruar nëse duhet të laget furçat e dhëmbëve ose jo”.

Dentistët në përgjithësi thonë se nuk është aspak e rëndësishme nëse e lagni furçën e dhëmbëve ose jo, për sa kohë po i lani dhëmbët në mënyrë korrekte./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi