Kundërshtohet kuota e grave për Qeverinë e Zvicrës

Komisioni për Politikë Shtetërore në kuadrin e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës sot ka votuar me shumicë votash kundër vendosjes në kushtetutë të kuotës femërore në Qeverinë Federale (Bundesrat).

Vendimi është marrë me 16 vota kundër dhe 9 pro duke hedhur poshtë kështu një mocion të bërë në parlament.

Me këtë vendim, komisioni nuk shprehet në asnjë mënyrë kundër një përfaqësimi më të mirë të gruas në qeverinë e vendit,shkruan srf.ch. Por, ka theksuar komisioni, bëhet fjalë për një kërkesë politike dhe shoqërore që nuk i takon të rregullohet me kushtetutë.

Pakica, ajo që votoi në favor, ka mbrojtur qëndrimin se një përfaqësim i barabartë i gjinive në ekzekutivin e vendit është njësoj i rëndësishëm sikur përfaqësimi i regjioneve gjuhësorfe dhe i atyre gjeografike në po këtë ekzekutiv. Dhe, ky përfaqësim tashmë është vendosur në kushtetutë.

Aktualisht Këshillin Federal (Qeverinë e Zvicrës) me 7 anëtarë e përbëjnë pesë burra dhe dy gra. Dy gratë që mbajnë postet e ministreve janë: Doris Leuthard nga CVP/PDC dhe Simonetta Sommaruga, nga SP/PS.

Në periudha të ndryshme në këtë përbërje kanë qenë në maksimum, 3 gra./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi