Kundër zotimit ndaj SHBA, Koreja e Veriut vijon punën me raketat

 

Koreja e Veriut duket se po ndërton një raketë të re balistike, pavarësisht përmirësimit të marrëdhënieve me administratën e presidentit Donald Trump.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë i thanë “Washington Post” se, satelitë spiunë kanë pikasur aktivitete të vazhdueshme në një vendndodhje, ku janë prodhuar raketat balistike në të kaluarën.

Agjencia e lajmeve “Reuters” citon një zyrtar të ketë thënë se, mbetet e paqartë sesa punë është bërë deri më tani.

Kujtojmë se presidenti Donald Trump u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në qershor. Pas takimit të parë mes një presidenti amerikan në detyrë dhe një kreu të vendit komunist, dy udhëheqësit u zotuan për të punuar drejt denuklearizimit të gadishullit korean. Trump, madje, shkoi deri aty sa pak kohë më vonë të deklaronte se Koreja e Veriut “nuk përbënte më një kërcënim bërthamor”.

Por, Trump u kritikua në Shtetet e Bashkuara se ka bërë lëshime, pa siguruar më parë një angazhim të vendosur nga Kim Jong-uni për t’u dhënë fund programeve bërthamore dhe raketore.

Të hënën, gazeta “Washington Post” citoi disa zyrtarë të thoshin se Koreja e Veriut duket se po ndërton një apo dy raketa balistike ndërkombëtare me lëndë likuide (ICBM) në mjediset e Sanumdongut, pranë kryeqytetit Pyongyang.

Pikërisht në këtë fabrikë janë prodhuar raketën “Hwasong-15”, e para ndërkontinentale e Veriut komunist që pretendohet se mund të arrijë deri në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi