Kumbaro: Teatri Kombëtar nuk i qëndron më kohës

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, mbrojti në Kuvend projektligjin e Teatrit Kombëtar, duke thënë se godina nuk i qëndron më kohës.

“Nevoja për investime kulturore tek ne është ulëritëse. Teatri Kombëtar është prioritet, është në gjendje emergjente. Nuk i qëndron më kohës”, nisi fjalën e saj Kumbaro.

Më tej, ministrja shtoi se “kemi bërë në këto 4 vite jo pak ndërhyrje për të mbajtur në kufijtë e mbijetesës muret”, por theksoi se “çdo përpjekje për të përmirësuar është e kotë”.

“Sot gjetëm mundësi për të bërë një teatër dinjitoz”, theksoi Kumbaro.

“Propozimi i përcjellë nga Bashkia Tiranë është shqyrtuar me shumë kujdes për të gjetur procedurën ligjore të duhur. Propozimi synon që të merret më e mira e bashkëpunimit mes pronarëve privatë dhe publikë”, sqaroi Kumbaro.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi