Kulla vrojtimi pa roje, në Velipojë e Shëngjin

Edhe në një ndër plazhet më të mëdha në vend, atë të Velipojës, mungojnë rojet bregdetare. Sipas pushuesve shfaqja e tyre në në pikat e vrojtimit është sporadike.

Disa nga plazhistët tregojnë se kanë parë raste kur ka pasur pushues duke u mbytur dhe në vendgjarje nuk kishte asnjë roje bregdetare.

Gjatë këtij sezoni një person ka humbur jetën në plazhin e Velipojës dhe janë dhe tre raste kur pushuesit kanë rrezikuar seriozisht jetën në det.

Edhe në Shëngjin kullat e vrojtimit janë bosh. Aktualisht në Shëngjin janë vetëm 5 kulla vrojtimi, ndërsa privatët që kanë nënshkruar kontratat për shfrytëzimin e hapësirës publike janë shumë më tepër.

Përveçse një detyrim, moti i paqëndrushëm gjatë këtij sezoni turistik, e bën edhe këtu të detyrueshem vendosjen e rojeve bregdetare./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi