BOTA

Kulla e Ajfellit fik dritat në nderim të viktimave në Egjipt

Spread the love

Në shenjë solidariteti me familjet e personave që humbën jetën dhe të plagosurit në sulmin ndaj xhamisë në Egjipt, në mesnatë janë fikur dritat në Kullën e Ajfellit.

Dritat u fikën me vendimin e kryebashkiakes së Parisit, Anne Hidalgo.

“Terrorizmi edhe një herë ka goditur Egjiptin. Ngushëlloj familjet e të vdekurve, kurse të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ajo në rrjetin social.

Dritat në Kullën e Ajfellit janë fikur edhe më parë për nder të viktimave të sulmeve terrorste në vende të ndryshme të botës.

Xhamia, e cila është sulmuar i përket Tarikatit, ndërsa ndodhet 20 kilometra në lindje të qytetit të Al-Arish.

Shpërthimi u dëgjua pranë xhamisë Ravda menjëherë pas namazit të xhumasë, ku humbën jetën të paktën 235 persona. Në Egjipt është shpalluar tre ditë zie./Rtv Drita/

Related posts

Turqi, gjashtë kandidatë do të garojnë për president

dritatv

Çfarë po ndodh në Londër? Qindra qytetarë evakuohen pas raportimeve për të shtëna

dritatv

Të vetëmbrohesh me ndërgjegje të pastër: çfarë e bëri unik operacionin e ushtrisë turke në Afrin?

dritatv

Leave a Comment