Kukës e Dibër, ngrica në rrugë

 

 

Në verilindje, situata mbetet e vështirë në zonat e Dibrës, ku mësimi në shkolla është ndërprerë në një afat të pacaktuar.

Ngricat në rrugë janë të shumta dhe policia u jep këshilla drejtuesve të mjeteve mbi përdorimin e zinxhirëve.

Zinxhirët duhen edhe në Rrugën Kukës-Peshkopi, ku Top Channel bëri një vëzhgim këtë mëngjes dhe ky aks rezulton i kalueshëm deri në fshatin Lusën. Pjesa nga fshati Lusën deri në Peshkopi është me ngrica dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Edhe në Qarkun e Shkodrës, në territorin e Bashkisë Pukë trashësia e borës në disa zona ka arritur deri në 60 cm. Është ndërprerë mësimi dhe lëvizja është vështirësuar jo vetëm në akset me ngricë, por edhe brenda në qytet. Zonat e thella si Iballa, Rrapia e Qelëza herë pas here bllokohen, ndërsa të izoluar janë fshatrat e njësive administrative Gjegjan, Luf e Qerret.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi