Kukan: Shqipëria do të hapë negociatat me BE-në

 

 

Shqipëria pritet të marrë rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ka thënë për DW eurodeputeti Eduard Kukan.

Sipas informacioneve paraprake në progres raportet e Komisionit që pritet të dalin sot, Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin këtë rekomandim.

Kukan një anëtar i Komiteti të Punëve të Jashtme të BE, dhe anëtar i Komitetit për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor i ka thënë DW se ai shpreson që këto dy vende kanë bërë progres thelbësor në rrugën e tyre drejt BE-së.

Sipas Kukan, Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria po ecën para me plotësimin e pesë prioriteteve kyçe në administratën publike, reformën në drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Më herët gjatë vitit, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se Shqipëria po mban ritmin e reformave, dhe Komisionit do të japë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në 6 mujorin e parë të 2018. “Dhe duket se kjo do të ndodhë”, thotë Kukan për DW.

 

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi