• Home
  • SPORT
  • (Kujdes, pamje të frikshme) Piloti bën dy rrotullime 360 gradëshe (Video)
SPORT VIDEO

(Kujdes, pamje të frikshme) Piloti bën dy rrotullime 360 gradëshe (Video)

Spread the love

Matevos Isaakyan ishte duke garuar në Belgjikë, në garën e njohur si “6 Orët e Spa-Francorchamps”, kur papritur u përfshi në një aksident tmerrues.

Pamjet filmike të kamerave, të fokusuara mbi pistë për të ndjekur makinat garuese, tregojnë makinën “BR1 AER” të pësojë një ngritje të beftë nga pjesa e përparme, pasi ishte ngjitur deri në mesin e një maloreje në pistë, e më pas të bënte dy fluturime mbrapsht, për të përfunduar jashtë piste.

Oficerët e sigurisë raportuan pikërisht dy fluturimet 360 gradë që pësoi automjeti, që u ndal vetëm pas përplasjes me barrierat mbrojtëse.

Isaakyan u dërgua menjëherë në një qendër mjekësore për kontrollet rutinë, por për fat të mirë ia hodhi pa lëndime./Top Channel/

Related posts

Një kampion bote shkon trajner te Nizza

dritatv

Bild: 5 arsyet pse Low la jashtë Botërorit sulmuesin Sane

dritatv

Milinkoviç Saviç, zotëria 100 milonë

dritatv

Leave a Comment