Kujdes! Në Prishtinë po qarkullojnë sasi të madhe, monedha të falsifikuara

Të shtunën mbrëma një burrë nga Prishtina ka raportuar se dikush i ka lëshuar atij në dorë 100 euro të falsifikuara.

Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, nga një person i panjohur ai ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 eurosh e që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti është duke u hetuar dhe autoritetet ende nuk kanë arrit që ta identifikojnë ndonjë të dyshuar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi