Kujdes! Hamburgerët dhe picat rrisin rrezikun e sëmundjeve fatale!

Studiuesit kanë paralajmëruar edhe një herë të gjithë ata që janë të “dashuruar” pas hamburgerëve, picave, biskotave apo ëmbëlsirave.

Sipas tyre, personat që konsumojnë ushqime të tilla janë të destinuar të jetojnë më pak.

Një anketim i pothuajse 45 mijë njerëzve të moshës së mesme tregoi se vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera ishin të lidhura me konsumimin e “ushqimeve të shpejta”.

Këto përfshijnë: patate të skuqura, bukë të bardhë, ushqime të gatshme, salsiçe, drithëra me sheqer dhe pije me gaz, në thelb çdo produkt që përfshin një procedurë industriale, shkruan shekulli. Këto ushqime përbëjnë gjysmën e dietës mesatare britanike, një përqindje më e lartë se çdo vend tjetër europian.

Studimi thotë se kushdo që ushqehet në këtë mënyrë është 14% më i rrezikuar të vuajë pasoja të rënda brenda tetë viteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi