Kuçan: Çështja e emrit të Maqedonisë, e ndërlikuar duhet angazhim edhe i BE

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AIM, ish-kryetari slloven, Milak Kuçan thotë se Maqedonia është treguar mjaft e guximshme në tentimet e gjetjes së një zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë.

Sipas tij kjo çështje është e ndërlikuar dhe është e padrejtë ndaj Maqedonisë, duke shtuar se kjo çështje nuk mundet të jetë vetëm dypalëshe, por duhet të jetë edhe çështje e vetë BE-së, që sipas tij, duhet të angazhohet më shumë.

Kuçan thotë se në Evropë dhe rajon mungojnë shtetarë që do të ishin të gatshëm të pranojnë përgjegjësi për vendimet, duke marr parasysh çfarë pasojash afatgjate do të kenë ato vendime për vendet e tyre, për popullsinë, e më gjërë.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi