Kualifikueset e Euro 2022, Cikalleshi kërkon një vend në Kombëtare

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Cikalleshi u vetëkandidua sërish për një vend në përfaqësuesen kuqezi, pasi shkëlqeu në Kupën e Turqisë me skuadrën e tij të re.

“Bomberi”, që shpreson se do të mund të ketë sërish një vend në listën e trajnerit Panucci, muajin tjetër, ishte heroi i Akhisar Istanbulsporit në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Kasimpasa.

Sokol Cikalleshi arriti të zhbllokojë shifrat në Kupën e Turqisë, me goditjen e tij me kokë pak para se skuadrat të shkonin në pushim.

Por, perla e vërtetë e futbollistit kavajas ishte një parabol e bukur, që befasoi portierin e Kasimpasa, dhe siguroi suksesin për ekipin e Akhisarit, duke u kujtuar tifozëve se përse klubi pagoi një milion euro për shërbimet e tij në janar.

Si për ironi të fatit, tifozët turq mund të shohin sërish Sokol Cikalleshin pas një muaji, nëse trajneri Panucci do ta grumbullojë për ndeshjen kualifikuese të “Euro 2022”. Sulmuesi është kandidat për listën, e cila përfshin edhe ndeshjen e dytë kualifikuese, ndaj Andorrës më 25 mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi