“KS-OKB ka autoritetin për të vepruar kundër Mianmarit”

Kreu i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Vojisllav Shuc, thotë se pas raportit të OKB-së se në Mianmar është kryer gjenocid ndaj muslimanëve të Arakanit, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka gjithë autoritetin për të kaluar në veprim kundër Mianmarit.

Shuc në konferencën për media në lidhje me sesionin e 39-të të Këshillit të të drejtave të njeriut i cili do të mbahet më 10-11 shtator në Zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se në mesin e rreth 90 raporteve që do të prezantohen do të jetë edhe raporti që “ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar është kryer gjenocid”.

“Në Këshill do të paraqiten raportet dhe prezantime për vendet ku ndodhin kriza humanitare si Siria, Jemeni, Mianmari, territoret e pushtuara të Palestinës, Sudani i Jugut, Somalia, Libia dhe Republika Demokratike e Kongos”, tha Shuc.

Sipas tij, në Këshill do të marrin pjesë 25 ekspertë ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut dhe se organizatat e shoqërisë civile do të zhvillojnë 220 aktivitete. Shuc ka bërë të ditur se hapjen e Këshillit do ta bëjë ish presidentja e Kilit, Michelle Bachelet e cila më 1 shtator fillon detyrën e Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Duke iu referuar raportit të Misionit të pavarur hetimor ndërkombëtar i cili u formua më 27 shtator nga OKB-ja për ngjarjet në Mianmar ku thuhet se “Shefi i Shtabit të Mianmarit Min Aung Hlaing dhe shumë gjeneralë të lartë kanë kryer genocid kundër muslimanëve të Arakanit”, Shuc thekson se në Këshill do të paraqitet versioni më i gjerë dhe më i detajuar i raportit.

Shuc ka nënvizuar se pas raportit të OKB-së, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka gjithë autoritetin për të kaluar në veprim kundër këtij vendi.

Ekipi i hetuesve të OKB-së në kuadër të Misionit për hetime të pavarura të ngjarjeve në Mianmar në raportin e publikuar ka kërkuar procedimin e kreut të shtabit të Mianmarit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për gjenocid ndaj muslimanëve Rohingya./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi