Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e LDK-së për seancë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nesër do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për thirrjen e seancës për votimin e qeverisë së re.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Artan Murati, këshilltar i kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

“Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit në ora 10:00”, tha ai.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë sot se kanë kërkuar që seanca të mbahet ditën e mërkurë.

“Pas marrjes së Aktgjykimit në emër të LDK-së kam dorëzuar kërkesën për seancë për të mërkurën në orën 11:00 me të vetmen kërkesë të rendit të ditës, votimin e Qeverisë së re”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë. Ai ka shtuar se nesër në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së do të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga ana e LDK-së.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Një shtet si Danimarka, një kryeqytet si Kopenhagen: gjithçka nga të gjithë për ruajtjen e mjedisit

Danimarka njihet si shteti që ka më së tepërmi konsideratë për mbrojtjen e ambientit, duke qenë prej...

Reshje dëbore në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë

Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova sot janë përfshirë nga moti i ftohtë i shoqëruar me reshje të dëborës. Si rezultat i borës ka patur edhe rënie...

Botërori i xhudos, Majlinda Kelmendi një hap larg triumfit të madh

Majlinda Kelmendi afrohet me një tjetër triumf të madh në karrierën e saj. Xhudistja kosovare ka siguruar kualfikimin për në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror...

Së fundi

Hoti: Nuk do të hezitoj ta kërkoj. Thaçi: Qytetarët të zbatojnë masat rigorozisht

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus. Nga foltorja e Kuvendit, Hoti...

Hajdari paralajmëron krijimin e partisë së re: Shqiptarët duan një alternativë tjetër

Një ditë pas daljes publike të liderit të PD-së Lulzim Basha për listat e hapura, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, vjen një reagim...

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish= kryeministrin Zoran...