Kryeprokurori, Meta: Të zbatohet Kushtetuta, jo veprime të njëanshme

Kreu i shtetit Ilir Meta, i pyetur nga gazetari i Top Channel, Thimi Samarxhiu për çështjen e kryeprokurorit tha se duhet zbatuar Kushtetuta, dhe dialog mes aktorëve kryesorë.

“Sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Si president unë dua të nënvizoj, derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj. Është e rëndësishme që të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do t’i ndihmonte konsolidimit të pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucionet e reja të drejtësisë”, është shprehur Meta./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi