Kryeprokurori, Basha: Rama po bën harakiri

Lulzim Basha mblodhi fillimisht krerët e Partisë Demokratike në rrethe e më pas grupin parlamentar të kësaj partie për të diskutuar për protestën e paralajmëruar ditën e hënë para sallës së seancave plenare të Kuvendit.

Në fjalën e mbajtur para deputetëve demokratë, Lulzim Basha e cilësoi hapin e mazhorancës për të zgjedhur kryeprokurorin e ri të përgjithshëm si aktin më antikushtetues në 27 vite demokraci që ka parë vendi.

“Kushtetuta është i vetmi dokument që ndan paqen nga lufta, diktaturën nga demokracia”, tha Basha.

Kryedemokrati e quajti vetëvrasës për mazhorancën dhe Kryeministrin Rama miratimin e kryeprokurorit.

“Rama le ta miratojë prokurorin, sepse një thikë vetes po i fut! Po bën harakiri. Nëse narkoqeveria merr në dorë prokurorinë, është asgjësim total i reformës në drejtësi”, vijoi Basha.

Basha deklaron se protesta e së hënës do të tregojë nësë opozita është fasadë apo jo./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi