Kryeparlamentarët e rajonit i propozojnë BE-së masa shtesë kundër koronavirusit

Kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor i janë drejtuar me një letër Presidentit të Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli dhe Presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, nëpërmjet së cilës propozojnë disa masa shtesë për luftën ndaj koronavirusit të ri (COVID-19),(AA).

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë, në letër thuhet se “Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës së pandemisë COVID-19, numrin e personave të infektuar dhe pajisjet e pamjaftueshme mjekësore të vendeve tona, sot, më tepër se kurrë, kemi nevojë për solidaritet, një qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët.”

Gjithashtu kryepalamentarët kërkojnë që vendet që përfaqësojnë të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga BE dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së, të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të pajisjeve mjekësore për të luftuar pandeminë.

Më tej kërkohet që të lejohen që një pjesë e fondeve të Programit IPA II dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19.

“Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet në letrën e kryeparlamentarëve të rajonit.

Letra është nënshkruar nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, Kryetari i Dhomës së Popujve të Bosnjë dhe Hercegovinës, Dragan Coviç, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç dhe Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Lutfi Haziri: Po ndodhë bashkimi ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes!

Lufti Haziri, shefi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se është duke ndodhur bashkimi ndërmjet partisë së tij dhe Vetëvendosjes. “Është...

Detaje të tjera nga atentati me armë në Peqin/ Një vit më parë u vranë tre persona në Bradashesh. Lidhja midis viktimave

Duhen edhe pak ditë që të mbushet një vit nga atentati me armë në Bradashesh të Elbasanit...

PD, Alibeaj: Të hetohet Arta Marku!

Një ditë pas kallëzimit të Arta Markut për shpërdorim detyre , demokratët i kërkuan Prokurorisë së Tiranës të hetojë lidhjet e Kryeprokurores së Përgjithshme...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...